Ballina Ekonomia Superleku “fundos” euron, monedha europiane është zhvlerësuar në vijimësi gjatë gjithë vitit...

Superleku “fundos” euron, monedha europiane është zhvlerësuar në vijimësi gjatë gjithë vitit 2024

46
0

Shqipëria mund të konsiderohet si vendi që ka dy monedha në përdorim në ekonominë e saj: lekun dhe euron. Madje monedha europiane gjendet me tepri në treg, çka ka bërë që në vitet e e fundit ajo të zhvlerësohet ndjeshëm përballë lekut.

Nëse do ti referohemi të dhënave në janar të këtij viti, kursi i këmbimit euro-lekë nisi me një vlerë prej 103.9 lekë. Ndërsa këtë fund dhjetori, një euro këmbehet me 98 lekë, duke pësuar një zhvlerësim prej afro 5 % gjatë një viti.

Tendenca është deri në mbyllje të vitit të kemi një tjetër zhvlerësim të mundshëm të euros, pasi sezoni i festave shoqërohet edhe me më shumë euro në treg për shkak se kthehen emigrantët në atdhe.

Prej kohësh analizat ekspertëve nuk parashikojnë dot ecurinë e mëtejshme të monedhës europiane, pasi euro prej vitesh ka nisur një zhvlerësim pa kthim në raport me monedhën vendase, lekun.

Këtë vit Banka e Shqipërisë ka blerë sasinë më të madhe të eurove në treg, gjysmë miliardi euro, nëpërmjet ankandeve të shtuara që ka zhvilluar për rritjen e rezervës valutore. Një lëvizje kjo që ka ndikuar në pakësimin e monedhës europiane në treg.

Ekspertët thonë se kjo lëvizje e bankës ka frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm. Treguesit ekonomik, sa i përket remitancave investimeve të huaja janë në vlera pozitive, çka justifikojnë këtë nivel kursi këmbimit, por jo shpejtësinë më të cilën ka rënë euro.

Përfitues nga kjo situatë është qeveria që ka borxhin në valutë të huaj, ata ndividë që kanë kredi në euro. Ndërsa të gjithë biznese ekspeortuese janë të dëmtuara nga ky zhvlerësim. /vizionplus.tv