Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar!...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor ‘Shotgun’

139
0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme, në një lokal në lagjen nr. 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se pas një sherri banal brenda lokalit midis dy personave, ka nisur një përplasje fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë, për të neutralizuar situatën e përplasjes.

Arma mendohet të ketë qenë e llojit “Shotgun”. Sherri dyshohet se ka ardhur për motive banale dhe dy personat e konfliktuar kanë qenë duke pirë në lokal së bashku dhe debati denigroi në përplasje fizike.