Ballina Kuriozitete Babagjyshi ka nisur një udhëtim nëpër botë

Babagjyshi ka nisur një udhëtim nëpër botë

15
0

Çdo vit, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) ofron gjurmim në kohë reale të sajë të Babagjyshit, ndërsa ai udhëton anembanë planetit.

Kjo traditë ka vazhduar që nga viti 1955, kur një gabim në reklamën e një dyqani e bëri një fëmijë të telefononte qendrën e komandës ushtarake duke kërkuar të fliste me Babagjyshin.

Koloneli i Forcave Ajrore Harry Shoup, i cili iu përgjigj thirrjes atë natë, vendosi të argëtohej pak dhe u fut në rolin e Babagjyshit.

Pas kësaj, erdhën më shumë telefonata, prandaj ai i caktoi detyrën një punonjësi që të merrte të gjitha telefonatat, dhe kështu filloi një traditë festash që NORAD vazhdoi pas krijimit të tij në 1958.

Për dekada, NORAD ka lënë mënjanë detyrat e saj normale të hapësirës ajrore për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në lidhje me udhëtimet e Babagjyshit dhe misionin për dhënien e dhuratave.

Çdo vit, të paktën 100 mijë fëmijë telefonojnë NORAD për të pyetur për vendndodhjen e Babagjyshit dhe miliona njerëz ndjekin udhëtimin e tij përgjatë meridianëve të Tokës nëpërmjet internetit.