Ballina Politika “Giro d’Italia” për tre ditë në Shqipëri, Rama ndan videon: Lajmi është...

“Giro d’Italia” për tre ditë në Shqipëri, Rama ndan videon: Lajmi është përhapur në 70 shtete të botës

19
0

Shqipëria do të mirëpresë garën e famshme çiklistike Giro D’Italia Grande partence në maj të vitit të ardhshëm.

Ky lajm i mirë për vendin tonë është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare.

Shtohet një vend në Giro, që është një nisje e madhe jashtë vendit, e pesëmbëdhjeta në 108 edicione, e para në Shqipëri dhe e treta në vitet 2000, raporton Sky Sport. Me nisjen nga Durrësi më 9 maj, pa prolog, por menjëherë në ngjitje, do të jetë një etapë malore në qytet, 1800 metra disnivel në 164 kilometër deri në Tiranë me një GPM të kategorisë së dytë pas 70 km, 13.5 km me 5.2% mesatare, 11% maksimale. Cirkuiti final me prej 22 km ka në mes një ngjitje të shkurtër për t’u përsëritur dy herë para sprintit të mundshëm, shpjegon më tej Sky SPort.

Sipas kryeministrit Edi Rama “Nisja e Madhe – Grande Partenza” është raportuar në 70 vende të botës.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin se ‘Nisja e Madhe – Grande Partenza’ e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama krahas videon që ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.