Ballina Rajoni Vuçiç heq përgjegjësinë: Protestat e studentëve mbështeten nga jashtë, lidhen edhe me...

Vuçiç heq përgjegjësinë: Protestat e studentëve mbështeten nga jashtë, lidhen edhe me Kosovën

13
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se protestat studentore që po zhvillohen në vend nuk janë thjesht lëvizje spontane të studentëve, por janë të mbështetura nga faktorë të jashtëm.

Gjatë një takimi me të rinjtë, Vuçiç theksoi se një nga arsyet kryesore të protestave është kundërshtimi ndaj qëndrimit të Serbisë për mosmiratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikohen prova që tregojnë mbështetjen e madhe të faktorëve të jashtëm për këto protesta.

Sipas Vuçiç, qëllimet e protestave janë të dyfishta, brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar.

Ai akuzoi fuqitë globale se po veprojnë për tri arsye kryesore: Për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të penguar Serbinë të jetë lider rajonal, për shkak të qëndrimit të Serbisë në OKB kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Ndërkohë, Vuçiç nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për kërkesat e studentëve, të cilët kanë protestuar për javë të tëra, duke kërkuar përgjegjësi pas aksidentit tragjik në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.