Ballina Politika Gjekmarkaj rikuperohet, deputetët e PD kërcejnë me këngën e Berishes

Gjekmarkaj rikuperohet, deputetët e PD kërcejnë me këngën e Berishes

60
0

Deputetët e Partisë Demokratike organizuan një festë për të shënuar fundin e vitit, duke lënë pas një periudhë të vështirë për partinë dhe liderin e saj, Sali Berishën, i cili e kaloi 2024-ën në “Arrest shtëpie”.

Atmosfera e festës u mbush me këngë dhe valle, teksa vëmendjen e publikut e mori një video ku deputetët e PD kërcenin këngën për Sali Berishën, të kënduar nga këngëtarja Fatmira Breçani.

Ajo që ra në sy në festën e Partisë Demokratike, ishte pjesëmarrja e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili u shtrua në spital pas përplasjeve të shënuara në protestën e 23 dhjetorit.

Gjekmarkaj shihej në gjendje të mirë shëndetësore, duke u argëtuar e kërcyer me kolegët e tij në parlament.