Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.4 lekë kredi deri në tetor. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me vet vetëm 200 milionë lekë apo 9 për qind.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 0.78 për qind.
“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, tha për A2 CNN Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektor, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion.
“Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Duhet të ketë një hapje ndaj fermerëve edhe nga institucionet financiare jo-banka, pra shoqëritë e kursim-kredisë”, u shpreh Rrapaj, për A2 CNN.”
Për të inkurajuar kreditimin e sektorit, deputeti socialist Erion Braçe propozoi projektligjin, “Për Dëftesat Tregtare Mbi Produktet Bujqësore.” Sipas relacionit të projektligjit, dëftesa tregtare do t’i mundësonte prodhuesit që pas çarjes së mallit te grumbulluesi, ta dorëzonte atë në një nga bankat në vend duke mundur të marrë kredi. Por nisma pak ka funksionuar.
“Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Shpresoj të mos jetë vetëm kjo, por edhe institucionet financiare premtuan se do të mbështesin me garanci sovrane sektorin”, deklaroi për A2 CNN Agim Rrapaj.
Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nën-kredituar, gati i braktisur nga bankat.