Milazim Krasniqi, shkrimtari i njohur kosovar dhe pedagog i gazetarisë, ka rekomanduar katër libra me poezi për vitin 2024 për tu lexuar, mes tyre dhe librin “Shi me baltë” të Mero Bazes.
“Lexuesit që duan të lexojnë poezi, ua rekomandoj këta libra: 1. Lulzim Tafa, “Ekspozitë me ëndrra”, 2. Mero Baze, “Shi me baltë”, Halil Matoshi, “The Lil’s poem” dhe nëse bash doni, librin tim “Postkolonialia.” Pishman nuk keni me i ra pse i keni lexue. Ama mund t’i bini pishman që nuk i keni lexue.”, shkruan Krasniqi.