Ballina Europë Kremlini merr përgjegjësinë për rrëzimin e avionit në Kazakistan, Putin kërkon falje

Kremlini merr përgjegjësinë për rrëzimin e avionit në Kazakistan, Putin kërkon falje

20
0

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje Ilham Aliyev, presidentit të Azerbajxhanit, për rrëzimin e avionit që shkaktoi 38 viktima.

Kremlini e quajti këtë ngjarje si një “incident tragjik” në hapësirën ajrore ruse që përfshin avionin e Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua në Kazakistan më 25 dhjetor.

Kremlini tha se ndërsa avioni u përpoq të ulej në zonën e Groznys, dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmet.

“Gjatë kësaj kohe, Grozny, (qyteti) Mozdok dhe Vladikavkaz po sulmoheshin nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse po i zmbrapste këto sulme”, tha Kremlini, por pa specifikuar se mbrojtja ajrore ruse goditi avionin.

Avioni i pasagjerëve u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan pasi u devijua nga Rusia jugore, ku u raportua se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Të paktën 38 persona humbën jetën dhe 29 pasagjerë të tjerë i mbijetuan aksidentit ajror, duke marrë lëndime të shumta.

Shtëpia e Bardhë sakaq ka thënë se indikacionet e hershme tregojnë se avioni mund të ishte rrëzuar nga Rusia dhe dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se inteligjenca amerikanë ka zbuluar se Rusia mund ta ketë identifikuar gabim avionin si një dron dhe e ka rrëzuar atë.

Ndërkohë, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i tha Vladimir Putinit se avioni ishte subjekt i “ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike” në hapësirën ajrore ruse.

Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të përdorura nga kompania Azerbajxhan Airlines, e cila ka pezulluar një mori fluturimesh drejt qyteteve ruse si pasojë e incidentit.