Ballina Bota Aksident i rëndë, treni përplaset me zjarrfikësen, raportohet për 15 të plagosur

Aksident i rëndë, treni përplaset me zjarrfikësen, raportohet për 15 të plagosur

34
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida ku një tren është përplasur me një zjarrfikëse dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, përfshirë tre zjarrfikës dhe 12 pasagjerë të trenit.

Tre zjarrfikësit u transportuan në një spital lokal, ku ata janë në gjendje të qëndrueshme. Përveç zjarrfikësve, 12 pasagjerë të trenit u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të lehta, me ndihmën e shërbimit të zjarrfikësve të Palm Beach County.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur të hetojnë nëse trau ka funksionuar në momentin kur zjarrfikësja ka kaluar mbi shina.