Ballina Politika Avokatja Kalaja denoncon Veliajn për udhëtimin në SHBA, cila ishte axhenda dhe...

Avokatja Kalaja denoncon Veliajn për udhëtimin në SHBA, cila ishte axhenda dhe kush ia dërgoi ftesën?

59
0

Avokatja Adriana Kalaja bën me dije se ditën e nesërme do të shkojë në SPAK për të kërkuar se cila ishte agjenda e Erion Veliaj këto dy ditë në SHBA.

Ajo shton se do të kërkojë që të dihet se cili ia ka dërguar ftesën dhe a ka e-mail për konfirmimin e takimeve në rastin konkret.
“Nesër, datë 30 dhjetor ora 11.00, nisur nga fakti se nuk “shkon” dot Nesti Angoni do shkoj në SPAK, me cilësinë e kallëzueses në më shumë se 55 kallëzime dhe në emër të Partisë Demokratike, për të depozituar një kërkesë për hetimin e një fakti penal të ndodhur ditën e shtunë, datë 28 dhjetor, nga banditi Erion Veliaj.

Referuar deklaratës së tij publike, në fakt në gjendje të rëndë psikike e të çartur, objekti i kërkesës është:

– Hetimi nga SPAK i vizitës 2 ditore të bastardit Veliaj në SHBA lidhur me:

1. Nëse udhëtimi ishte për axhendë pune?

2. Nëse ka shkuar për punë, kush person e ka dërguar ftesën?

3. Cila ka qenë përgjigja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për këtë takim?

4. A ka e-mail-e të mundshme mbi konfirmimin e takimeve, nëse procedurat nuk kanë qenë shkresore?

5. Nëse takimi ka qenë zyrtar, si janë kryer procedurat e blerjes së biletave nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë të bashkisë, ose sektorit përkatës?

Nuk e di çfarë do bëje Nesti por unë nuk i ndahem derisa të përgjigjet para ligjit. Po kështu, uroj që SPAK, të hetojë me kaq zell dhe shpejtësi si të “Nestit”, edhe mbi 55 kallëzimet e mia, PD e Opozitës.

Perversi i orgjive mund të vazhdojë me refrenin se “fajin e ka Saliu”, por kur të jetë te 313, do e kuptojë mirë se kush është “Nesti”.

Njoftoj mediat të jenë të pranishme nesër e të pasqyrojnë lajmin.

PS: Uroj ta ndjekë edhe bastardi Veliaj e mos të jetë duke u arratisur në vendet e lindjes, se në çdo rast, byzylykët do ti shkëlqejnë në doçkat e vogla”