Ballina Kuriozitete NASA: Nxjerrja e mineralit nga oqeanet mund të dëmtojë ekosistemet

NASA: Nxjerrja e mineralit nga oqeanet mund të dëmtojë ekosistemet

19
0

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se oqeanet janë shtëpia e rezervës më të madhe natyrore të arit në botë, e cila është e arritshme në teori, për të gjithë, por e pa mundur në preket në realitet.

Në fakt, vlerësohet se pothuajse 20 milionë tonë ar treten në ujin e detit. Megjithatë, përqendrimet e këtij metali shpërndahen në një masë shumë të madhe uji, duke e bërë shfrytëzimin e tij shumë kompleks.

Për ta kuptuar më mirë këtë, në historinë e njerëzimit rezulton se janë mbledhur vetëm rreth 200 mijë tonë të këtij metali të çmuar, që është 100 herë më pak se sasia që qëndrojnë në dete dhe oqeane.

Megjithatë, rezerva më e madhe e arit, edhe pse e paarritshme, gjendet në bërthamën e Tokës, ku sipas gjeologut australian Bernard Wood, ka rreth triliona tonë.

Por nxjerrja e tij nga oqeanët mund të dëmtojë ekosistemet.

Sfidat teknologjike janë shumë të mëdha në këto zona dhe megjithëse teknologjia ka përparuar ndjeshëm, është ende shumë e kushtueshme përpunimi.

Për sa i përket dyshemesë së oqeanit, këto përmbajnë edhe pasuri më të aksesueshme, veçanërisht në depozitat e sulfurit hidrotermal, që çlirojnë minerale nga thellësitë e tokës në Papua Guinea e Re, e cila lëshoi lejen e parë të minierave nënujore në botë në 2017-ën e kaluar.

Ky lloj eksplorimi mbart një numër të madh rreziqesh për ekosistemet detare, shumë prej tyre ende të panjohura dhe madje të cenueshme.

Çdo vit, secila prej tyre mund të shkatërrojë qindra kilometra katrorë të habitateve detare, duke alternuar zinxhirët ushqimorë.