Ballina Sport Portieri i Atalantës kërkohet nga Arsenali

Portieri i Atalantës kërkohet nga Arsenali

30
0

Marko Karneseki kërkohet nga Arsenali. Portieri i Atalantës është pjesë e klubit italian prej vitit 2019 nga ku ka provuar huazimet, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

24-vjeçari mund të shitet në Premier Ligë, ndërsa Atalanta ka bërë të ditur çmimin që pret.

Bëhet fjalë për 50 milionë euro, që duhet të derdhen në arkën e klubit.

Për një transferim të tillë megjithatë duhet pritur vera. Atalanta po lufton për titullin kampion në Itali dhe Marko preferohet titullar nga Gasperini, që nuk dëshiron ta prishë skuadrën.