Një surprizë e bukur i pret të gjithë udhëtarët në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Tashmë që ‘K’cimi i Tropojës’ është zyrtarisht në UNESCO, në Rinas janë vendosur disa ekrane led ku shfaqet pjesë nga ky kërcimi që tashmë është pasuri e gjithë botës.
Video është ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ndërsa shkruan se këto janë pamjet e mirëseardhjes në tokën shqiptare.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.