Ballina Politika Xhelal Mziu etiketon Trump dhe Berishën, shpresa për rikthim bën xhiron në...

Xhelal Mziu etiketon Trump dhe Berishën, shpresa për rikthim bën xhiron në rrjete sociale

61
0

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë, më shumë se mbështetësit e tij në SHBA, ka gëzuar opozitarët demokratë në Shqipëri, të drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Pas fitores së Trump, deputetët e PD me në krye Berishën i cili është i pandehur për aferën “Partizani”, ëndërrojnë se një rikthim historik do të ketë dhe kreu i partisë së tyre.

Deputetët kanë organizuar dhe një darkë festive për festat e fundvitit, ku pasi Berisha i rreshtoi dhe i vendosi të kërcejnë me këngën dedikuar atij, ata kanë pozuar dhe së bashku në foto.
Kjo foto është shpërndarë dhe në rrjete sociale, ndërsa Xhelal Mziu ka etiketuar Sali Berishën dhe Donald Trump.