Ballina Opinion E vërteta e vendimit të Kushtetueses për Encrochat-in

E vërteta e vendimit të Kushtetueses për Encrochat-in

14
0

Nga Ylli Manjani

Një koment i shkurtër, në përgjigje të interesit të gazetarëve për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Mbase me këtë rast dëgjon shkuma dhe shkumësat që vijojnë të vjellin vrer elektronik, abstrakt dhe/ose të sponsorizuar.

Gjykata Kushtetuese thjesht ka shpallur një njoftim elektronik mbi një vendimmarrje ku në tekst thotë se “ka rrëzuar kërkesën e ankuesit Pëllumb Gjoka”.

Kaq. Asgjë më shumë.

Ne si avokatë nuk kemi ende nbë njoftim zyrtar mbi vendimmarrjen. Dinë aq sa lexon çdo kush në njoftimin e faqes elektronike të Gjykatës.

Tani shkuma dhe shkumësat ndërtojnë teori me legjitimitetin e sky etj etj. Këtë gjë NUK e ka thënë, të.ë paktën jo ende, Gjykata.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar ku të kuptojmë arsyet e mospranimit të ankimit i cili kishte disa kërkesa, ku kryesorja ishte legjitimiteti i masës së arrestit.

Qartësisht gjykata nuk ka pranuar shqyrtimin e legjitimitetit të arrestit.

Të tjerat janë interpretime SPEKULATIVE dashakeqëse që tregojnë vetëm autorsinë e mllefit që i bëjnë ato.

Prisni vendimin e plotë pastaj flisni!

Kaq.