Ballina Rajoni Greqia përballë sfidës së teknologjisë, ja masat që mori Mitsotakis për kufizimin...

Greqia përballë sfidës së teknologjisë, ja masat që mori Mitsotakis për kufizimin e aksesit të fëmijëve në internet

13
0

Greqia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të kufizuar përdorimin e internetit nga fëmijët, duke prezantuar një strategji të re për mbrojtjen e tyre nga varësia dhe efektet negative të teknologjisë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka theksuar ndikimet e dëmshme që përdorimi i pakontrolluar i internetit mund të ketë mbi shëndetin mendor të të miturve, si depresioni, izolimi dhe shpërqendrimi.

Strategjia përfshin krijimin e një portofoli virtual për çdo fëmijë, i cili u jep prindërve mundësinë të vendosin kufizime për kohëzgjatjen e përdorimit të internetit, bllokimin e portaleve dhe aplikacioneve të papërshtatshme, kontrollin e aksesit në lojëra dhe filma, si dhe gjurmimin e vendndodhjes së pajisjeve. Ky sistem do të lejojë gjithashtu caktimin e orareve specifike kur pajisjet nuk duhet të përdoren, si gjatë mësimit.

Kjo nismë pasqyron përpjekjet globale për të mbrojtur të miturit nga efektet negative të botës virtuale. Australia është një prej vendeve që ka zbatuar masa radikale, duke ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, ndërsa kufizime të ndryshme janë vendosur edhe në shumë vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.