Ballina Kosovë ‘Kërmij’ dhe ‘lepuj’, Kurti sulmon ashpër prokurorët: Nuk shkoj të dëshmoj, ta...

‘Kërmij’ dhe ‘lepuj’, Kurti sulmon ashpër prokurorët: Nuk shkoj të dëshmoj, ta shohim a kanë guxim të vijnë ata

42
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar ashpër drejtësinë, duke e akuzuar Prokurorinë e Kosovës për qasje të njëanshme në hetime. Ai tha se prokuroria “nuk reagon shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje”, por “vepron menjëherë kur aludohet për ndonjë gabim procedurial të Vetëvendosjes”.

Kurti ka përdorur terma të ashpra ndaj prokurorëve, duke i quajtur ata “kërmij” dhe “lepuj”. Gjatë intervistës për KTV, Kurti ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti pretendon se Prokuroria nuk po vepron.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.