Politologu Ilir Kalemaj e konsideroi një përpjekje të dëshpëruar atë të Erion Veliajt, ku sipas tij kryebashkiaku i Tiranës po ngre disa situata lobimi në SHBA. I ftuar në një intervistë televizive, Kalemaj tha se sjellja e SPAK-ut është me dy standarde, pasi kryebashkiakut duhet t’i bllokohej pasaporta. Kalemaj shton se i vetmi person që mund të takoj momentalisht Veliaj në SHBA është Aleks Soros.
“Z.Veliaj sapo gënjehu publikisht. Duke iu drejtuar Berishës, ai tha që do kthehej për dy ditë nga SHBA dhe shkoi në cilësinë e kryebashkiakut, se vizitat zyrtare zgjasin dy ditë. Tani siç e ka nxjerrë media juaj, tregon që z.Veliaj do rrika 20 ditë, vizita qenka private, lobuese, sepse s’del asnjë aktivitet zyrtar. S’e di kë mund të takojë Veliaj tani, me përjashtim të Aleks Soros, një mik i vjetër i tij.
S’e kuptoj pse është lejuar të shkojë në këto momente në SHBA, sepse duhej t’i mbahej pasaporta, dhe është sjellje me dy standarde. Ndoshta po kërkon azil andej dhe ne s’dimë gjë. Unë e shoh më tepër si përpjekje të dëshpëruar nga z.Veliaj për të ngritur disa situata lobimi. Më duket një akt dëshpërimi i tij në momentet finale. U pa qartë gjuha e z.Veliaj, ku lëshoi në fletë-rrufe ku i quajti prokurorët ish-sigurimsa. Si mund të bëhet kolegu ish-sigurims?!”.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në konferencën me gazetarët, Kalemaj shprehet:
“Dy gjëra të bëjnë përshtypje, jo vetëm në konferencën me gazetarët, por edhe në intervistën në ‘Zërin e Amerikës’, Rama i bishtnonte çdo lloj pyetje dhe çdo krahasim bëhej me 2013-ën, ndërkohë që është në mandatin e tretë. Rama thotë që ekonomia është dyfishuar, është ulur papunësia, është ulur borxhi thotë, e kështu me radhë. Ajo qeveria e mëparshme që e paska lënë gropë Shqipërinë i rriti dyfish pensionet, ndërkohë që z.Rama s’i ka indeksuar pensionet. Ushtria e votave të Ramës janë 200 mijë veta në administratë dhe 700 mijë pensionistë”.