Ballina Bota Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku...

Spektakël fishekzjarresh mbi qiellin e Zelandës së Re, shteti i parë ku mbërrin viti 2025

33
0

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka pritur vitin 2025, në orën 12:00.

Mediat e huaja kanë transmetuar drejtpërdrejt momentin e ndërrimit të viteve. Të shumtë janë qytetarët nga Zelanda e Re, që kanë dalë në sheshe për të pritur këtë moment të magjishëm.

Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025. Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.