Ballina Kronika U hodh nga Ura e Bahçallëkut, kush janë dy policët që shpëtuan...

U hodh nga Ura e Bahçallëkut, kush janë dy policët që shpëtuan të moshuarin nga vetëmbytja

55
0

Dy efektivët e policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj të cilët pak kohë më parë shpëtuan një qytetar në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke marrë përgëzimet e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe shumë qytetarëve, shpëtuan nga mbytja në ujë një tjetër shtetas.

Një 83 vjeçar u hodh nga ura e Bahçallekut në ujërat e lumit Drin por ndërhyrja e efektivëve përmes një varke bëri të mundur shpëtimin e menjëhershëm të shtetasit të moshuar.

Ja se çfarë njofton policia në njoftmin e saj:

U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë  e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër  gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur  nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga  ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë  në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.