Ballina Aktualitet Fëmijët, “viktima” të dhunës, 1200 të mitur kërkuan mbrojtje gjatë 2024-ës

Fëmijët, “viktima” të dhunës, 1200 të mitur kërkuan mbrojtje gjatë 2024-ës

15
0

Gjatë një viti 1200 të mitur u referuan nga Njësitë Për Mbrojtjen e Fëmijëve për kujdes të shtuar, mbasi u identifikuan nga mësuesit apo punonjësit e policisë si dëshmitarë të dhunës në familje.

Gjykatat të ndryshme vlerësojnë se pavarësisht dhunës që denoncohet nga gratë, urdhri i mbrojtjes duhet shpallur edhe për fëmijët të cilëve sipas urdhrit gjyqësor babai dhunues duhet tu qëndrojë larg

Psikologia e gjykatës Lindita Hoxha thotë se përherë e më shumë gjyqtarët po urdhërojnë trajtimin psikologjik të të miturve që rriten në një mjedis të dhunshëm

Për një vit 722 burra u arrestuan për dhunë në familje, ku viktimë e sulmeve ishte bashkëshortja, apo ish partnerja dhe 1790 janë nën hetim në gjendje të lirë. Ndërkohë të dhënat e vendosura në dispozicion TCH nga Policia e Shtetit tregojnë 1809 gra janë pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat civile

“Bëhet fjalë për ngjarje dhe dhunë që ka ndodhur në 15 vjet dhe vetëm së fundmi denoncohet”, tha psikologia e gjykatës, Lindita Hoxha.

Statistikat tregojnë se pavarësisht ligjeve të ndryshuara ku përfshihet dhe largimi i dhunuesit nga shtëpia, dhuna vazhdon të mbetet problem