Ballina Kronika Kishte ardhur për festa por humbi jetën në aksident, kush ishte 24-vjeçarja...

Kishte ardhur për festa por humbi jetën në aksident, kush ishte 24-vjeçarja me pasaportë greke

545
0

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i të mërkurës në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, teksa nga hetimet paraprake mendohet se të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

Kjo manovër ka rezultuar fatale pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Mercedes-Benz. Goditja ka qenë shumë e fortë duke sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares shqiptare me pasaportë greke, pasagjere në mjetin Peugeot.

Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase me pasaportë greke.

Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.