Ballina Kosovë Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të...

Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025

20
0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare.

Në një postim me video, në Facebook, Osmani thekson se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në vitin 2025, gjithnjë sipas sajë mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve të vendit.

“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare.

Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë”, shkruan Osmani në Facebook.