Ballina Kronika Aksident i rëndë në Lezhë, ndërron jetë drejtuesi i motomjetit

Aksident i rëndë në Lezhë, ndërron jetë drejtuesi i motomjetit

82
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes.

Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit shtetasi P. N., ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.