Ballina Lifestyle Pamela Anderson magjeps në fotosesionin e revistës ‘W’

Pamela Anderson magjeps në fotosesionin e revistës ‘W’

23
0

Pamela Anderson duket mahnitëse në një fotosesion për revistën W, ku pozon së bashku me Mikey Madison dhe Andrew Garfield.

57-vjeçarja ishte veshur me një pallto elegante, çorape opake dhe taka stiletto të zeza, duke kompletuar pamjen me flokë perfekt të stiluar.

Ndërkohë, Mikey, 25 vjeç, ishte veshur me një fustan rozë me xhufka, ndërsa Andrew, 41 vjeç, pozoi pa këmishë me një xhaketë me zbukurim ari, shkruan DailyMail.

Ky fotosesion është pjesë e portofolit të revistës W për performancat më të mira të vitit 2025, i cili përfshin yje të shumtë të kinemasë, nga Adrien Brody e Angelina Jolie deri tek Zendaya e Saoirse Ronan.

Pamela, e cila ka pranuar se ka ndjerë se është nënvlerësuar në karrierën e saj, shprehu besimin se kjo është vetëm fillimi i një faze të re.

Ajo u shpreh e emocionuar për nominimin e saj të parë për ‘Golden Globe’ për rolin në “The Last Showgirl”, një film ku portretizon një showgirl të zbehur të Las Vegasit.

Ylli i “Baywatch” ndau një mesazh frymëzues për ndjekjen e ëndrrave, duke theksuar se nuk është kurrë vonë për të filluar përsëri.

Në këtë projekt, Pamela luan Shelly, një ‘showgirl’ që përballet me sfida të reja kur karriera e saj merr fund. Filmi është i nominuar për çmime, ndërsa performanca e Anderson është lavdëruar për thellësinë emocionale që sjell.