Ballina Bota Australi, vala e të nxehtit arrin kulmin në Viktoria, termometri arrin 45...

Australi, vala e të nxehtit arrin kulmin në Viktoria, termometri arrin 45 gradë Celsius

26
0

Një valë e të nxehtit që ka përfshirë Australinë juglindore po arrin kulmin sot, duke rritur nivelin e alarmit për zjarret në shtetin e Viktorias.

Javën e kaluar, një zjarr i madh në pyllin kombëtar të Grabians bëri hi shtëpitë e fermat dhe qindra mijëra hektarë tokë bujqësore.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se termometri mund të rritet në 45 gradë Celsius sot në disa pjesë të Viktorias, shteti i dytë më i populluar i Australisë. Temperatura në Melburn parashikohet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Në qytetin e Mildura, në veriperëndim të shtetit, termometri ishte 32.9C në orën 10.30 të mëngjesit (koha lokale) dhe parashikimi tregon për një temperaturë maksimale prej 42C, duke tejkaluar janarin e zakonshëm për rajonin.