Ballina Dossier Kostas Simitis, kryeministri grek që mbrojti Kosovën dhe një takim me Fatos...

Kostas Simitis, kryeministri grek që mbrojti Kosovën dhe një takim me Fatos Nanon për çështjen e çamërisë

52
0

“ Çdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke!”, shkruan ish-kryeministri Pandeli Majko, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të GreqisëKostas Simitis.

Kur drejtonte qeverinë greke, Kostas Simitis konsiderohej gjërësisht si një ndër ndër krerët e qeverisë greke që kishte mbajtur qëndrim miqësor ndaj shqiptarëve. Ky vlerësim lidhej kryesish me qëndrimin dhe rolin e tij gjatë luftës së Kosovës, sepse qeveria që drejtonte kishte votuar pro bombardimeve të NATO-s kundër Millosheviccit në Serbi. Gjithashtu qeveria e tij organizoi disa kampe në Shqipëri në ndihmë tëpopllsisë së Kosovës e shpëngulur me dhunë nga gjenocidi serb. Kostas Simitis ishte kryeministër i Greqisë në një moment tjetër historik për vendin tonë kur në tetor 2002 u çelën negociatat për stabilizim-asociim me BE-në, dhe presidencën e BE-së e kishte Qeverinë e PASOK-ut me kryeministër Kostas Simitis.

Një debat i gjatë për takimin e shumëdiskutuarnë politikën e Tiranës ndërjmet kryeministrit tëShqipërisë Fatos Nano dhe homologut të tij grek Kostas Simitis, në vitin 2003, do të mbyllej me një seancë parlamentare ku një grup deputetësh kishin kërkuar mocion për debat lidhur me këtëçështje. Debati përqëndrohej tek qëndrimi qëkishte mbajtur kryeministri i shqipërisë lidhur me çështjet e hershme shqiptaro-greke, ndër tëcilat ishte edhe ligji i luftës dhe pasojat e tij tek popullsia shqiptare e Çamërisë. Kryeministri Nano tha në parlament  se në këtë takim i kishte shtruar nga ana e tij çështjan e gjendjes së luftës, me të cilën operohet gjerësisht në shtypin dhe në qarqe të caktuara në të dyja anët e kufirit. “Ishte kënaqësia ime kur Kryeministri Simitisrikonfirmoi se çështja e ligjit të luftës me Shqipërinë, politikisht dhe juridikisht është mbyllur përfundimisht me Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit, ratifikuar nga të dyja parlamentet, ai i Greqisë dhe i Shqipërisë, duke i dhënë fund në mënyrë ligjore këtij kazusi. Dhe tashmë të dyja palët janë angazhuar për të vazhduar punën, për të zgjidhur në mënyrë legale problemet e krijuara nga ekzistenca e gjendjes së luftës në dekada.

Për sa thashë më sipër, ishte në thelb biseda miqësore me zotin Simitis. Pas kësaj, dhe vetëm pas kësaj, për mediat unë deklarova se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera.

Sigurisht, që në lidhje me gjendjen e luftës ka pasur dhe ka diskutime të shumta, dhe mua më vjen keq që dhe segmente të caktuara të politikës bien pre e dizinformacionit në këtë fushë. Në thelb, situata e gjendjes së luftës mund të kualifikohet si një paradoks historik, që dominoi skenën e marrëdhënieve shqiptaro-greke në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Derivatet e tij ishin:

1. Vendosja e pasurive shqiptare, të gjendura në Greqi brenda 28 tetorit të vitit 1940, nën sekuestron konservative të shtetit grek.
2. Kontestimi i kufijve midis dy vendeve.
Nuk besoj se është as vendi e as rasti, madje unë nuk pretendoj të

zotëroj autoritetin për të bërë gjyqin e kësaj historie. Për shumicën e njerëzve në të dyja anët e kufirit, tashmë gjithçka është e qartë. Megjithatë, ka ende individë apo edhe organizma, ora politike e të cilëve ka mbetur prapa, që herë pas here gërmojnë në këtë të kaluar, injorojnë faktin se vullnetet politike, qeverisëse të të dyja vendet e kanë vendosur atë në muzeun e historisë, injorojnë gjithashtu faktin se, popujt e të dyja vendeve kanë shkëputur çdo lidhje me këtë të kaluar absurde, kanë zhvilluar bashkëjetesën dhe po ndërtojnë një të ardhme tjetër, duke u angazhuar që të punojnë së bashku edhe për të kapërcyer problemet e mbetura…

Pikërisht, për një zgjidhje të caktuar, të plotë, krahas asaj individuale, ne u angazhuam me Kryeministrin Simitis, që midis autoriteteve të të dyja vendeve të ndërtohet një proces dhe një ekspertizë, që pas qershorit të këtij viti në Athinë dhe në Tiranë të punojnë komisione që asistojnë qytetarët, sepse Kryeministri Simitis u angazhua në emër të qeverisë greke se ata po identifikojnë rënien e pengesave në legjislacionin tjetër, që lidheshin me gjendjen e ligjit të luftës.

Qeveria që unë drejtoj, ka ngritur tashmë një grup pune që të merret posaçërisht me këtë çështje, duke pasur parasysh dhe stimulimet e nenit 15 të Traktatit të Miqësisë që citova.

Këtë material që ju paraqita, unë personalisht e kam nxjerrë nga një dosje dhe një studim fondamental prej 150 faqesh, të hartuar nga ky grup pune. Pra, hapësira që është krijuar, për veprimtarinë e këtij grupi pune dhe për bashkërendimin e punës së tij me grupin e punës të krijuar nga qeveria greke, përbën një garanci, për sa i përket suksesit të pritshëm të veprimeve të përbashkëta për analizën e gjendjes së pasurive të shqiptarëve, dhe për dëmet e shkaktuara në kohë. Më në fund, veprimtaria e këtyre grupeve të përbashkëta të punës, do të jetë një model i ri i standardeve europiane për të mbyllur problematikat e trashëguara nga e kaluara ”, tha ndër të tjera Nano.

Një vit më vonë, Fatos Nano do të vizitonte sërish Greqinë për tu takuar me homologun tjetër grek Kostas Karamanlis. Çështjet për diskutim në atë takim do të ishin thuajse tënjëjta: ligji i luftës, çështja e pasurive të popullsisë së çamërisë dhe sërish kryeministri citoi grupin e punës. Do të largohej Nano e do tëvinte Berisha por përgjigjet ishin sërish të njëjta, grupi i punës po punon për zgjedhjet e çështjeve të mbetura peng i historisë së të shkuarës. Kryeministrat dhe qeveritë ndryshojnë vazhdimisht ndërsa çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë janë aty të pazgjidhura.