Ballina Kronika Ky është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

Ky është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

32
0

Personi në foto është 33-vjeçari R. Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.

I riu, është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.

Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e saj.