Ballina Kuriozitete Muzeu Detar i Wisconsin, fjetja në Nëndetësen e Luftës së Dytë Botërore...

Muzeu Detar i Wisconsin, fjetja në Nëndetësen e Luftës së Dytë Botërore për 797 dollarë nëpërmjet Airbnb

19
0

Një marrëveshje e paharrueshme, për nëndetësen USS Cobia të epokës së Luftës së Dytë Botërore, është bërë nga Muzeu Detar i Wisconsin, i cili e ofron atë me qira përmes Aibnb për një çmim që fillon nga 797 dollarë për natë.

USS Cobia është nëndetësja më e mirë e ruajtur në vend. Është rinovuar në mënyrë të përpiktë dhe ka ngrohje dhe ajër të kondicionuar, në mënyrë që të mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, sipas faqes së internetit të Muzeut. Nëndetësja mund të strehojë deri në 65 të ftuar në të njëjtën kohë.

Vizitorët mund të eksplorojnë vetë nëndetësen, por në qëndrim përfshihet edhe një turne falas. Meqenëse anija është e aksesueshme vetëm përmes Muzeut, ata gjithashtu mund të shohin të gjitha ekspozitat jashtë orarit të hapjes dhe të shikojnë filma nga koleksioni i saj në një dhomë të veçantë.

I porositur më 29 mars 1944

Nëndetësja 95 metra e gjatë ka marrë emrin e peshkut të madh Cobia që jeton në detet e ngrohta anembanë botës. USS Cobia u bëri lundrimin e parë më 29 mars 1944, nën komandën e nënkomandantit Albert Lilley Becker.

Në qershor 1944, ajo filloi të parën nga gjashtë patrullat e luftës, në të cilat fundosi 13 anije japoneze.

Në vitin 1970, një grup veteranësh zhvendosën USS Cobia në Manitowoc, Wisconsin, për të shërbyer si një memorial, dhe më pas u krijua Muzeu Detar me ekspozita, modele anijesh, një lokomotivë pune dhe sende të tjera.

Në vitin 1998, Muzeu mori një grant nga Departamenti i Transportit në Wisconsin për të restauruar brendësinë e nëndetëses, e cila përfshinte instalimin e dyshemeve të epokës së Luftës së Dytë Botërore, krevateve, veshjeve metalike dhe dollapëve të ekuipazhit.

Falë një grupi mbështetës vullnetar, radiot e tij, periskopët dhe motorët kryesorë u rregulluan, ndër të tjera.

Si të rezervoni?

Ka dy mundësi për ata që dëshirojnë të kalojnë natën në USS Cobia, të qëndrojnë vetëm duke rezervuar përmes Airbnb akomodimin lundrues “Sub BnB” ose të marrin pjesë në një program edukativ për grupe të organizuara.

Përmes Aibnb, nata kushton 500 dollarë, pastrimi, kushton 100 dollarë, shërbimet e platformës 105 dollarë dhe taksat 82 dollarë.

Pronarët ofrojnë shtrat dhe tualetin dhe janë në dispozicion të mysafirëve, të cilët gjithashtu do të mund të hanë një mëngjes të lehtë.