Ballina Aktualitet Shqipëria në “terr”, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit

Shqipëria në “terr”, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit

181
0

Lushnja, Fieri dhe Durrësi janë zhytur në errësirë totale. Nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit Fierit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.

Burime nga OSSH Fier, bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV. Ndërkohë, mësohet se edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 minuta.