Ballina Sport Sot derbi Roma – Lazio, policia sekuestron thika dhe sende të forta...

Sot derbi Roma – Lazio, policia sekuestron thika dhe sende të forta nga tifozët ultras

34
0

Këtë të diel në orën 20:45 luhet derbi i kryeqytetit italian mes Romës dhe Lazios, i vlefshëm për raundin e 19-të në Serie A. Para këtij takimi policia dhe forcat e sigurisë të angazhuara për mbarëvajtjen e situatës kanë sekuestruar thika dhe sende të ftohta nga tifozët ultras.

Thika, shtiza, hekura dhe bomba letre u sekuestruan para derbit mes Romës dhe Lacios. Gjatë aktiviteteve të pastrimit në stadium janë gjetur dhe sekuestruar objekte të shumta ofenduese në banderola.

Në sendet e gjetura përfshihen shufra plastike të modifikuara me maja metalike të mprehta, thika kuzhine, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj druri. Ka edhe thika të shumta që janë gjetur në disa vazo lulesh, veçanërisht në zonën veriore të stadiumit.

Është shmangur kontakti mes dy grupeve të tifozëve jashtë stadiumit me masa të shtuara. Me futjen në stadium të ultrasve, 300 prej tyre nga të dyja grupimet ishin të pajisur me kapuça dhe objekte (parrulla) ofenduese në duar.