Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në lidhje me situatën e pazakontë që ndodhi për më shumë se një orë, ku gjysma e Shqipërisë ishte pa energji elektrike.
Në postimin e tij në Facebook, Malltezi ka publikuar fotot e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, Juri Kim dhe ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, ku thekson se Shqipëria ka paguar 80 milionë dollarë për dy anijet gjenerator në Vlorë, por deri tani nuk kanë prodhuar drita.
‘Gjysma e Shqipërisë në errësirë. 80 milionë $ të vjedhura deri tani dhe 0 drita! Sa përlau secila?’, shkruan Malltezi.