Ballina Aktualitet Çaka: Më 11 janar nis regjistrimi i Diasporës, ja kush e paguan...

Çaka: Më 11 janar nis regjistrimi i Diasporës, ja kush e paguan dërgimin e votës

49
0

Dritan Çaka nga Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve thotë se nisja e regjistrimit të votuesve shqiptarë që ndodhen jashtë vendit nis më 11 janar.

Caka deklaron se Komisioni Rregullator në muajin tetor miratoi aktin e parë për votën e emigrantëve për regjistrimin e tyre nëpërmjet një platforme online, ku qytetarët që ndodhen jashtë Republikës së Shqipërisë dhe duan që votën e tyre ta shprehin, mund ta aplikojnë duke krijuar një account dhe mund të votojnë si votues nga jashtë.

Por sipas parashikimeve të deritanishme në Kodin Zgjedhor, emigrantët do e paguajnë vetë dërgimin e votës së tyre me postë.

Në datë 11 janar do të jetë dita e parë që çdo qytetar mbi 18 vjeç që dëshiron të votojë, ka të drejtën që të aplikojë në platformë për tu regjistruar, për tu bërë pjesë e një liste të veçantë.

Votimi do të bëhet në vendin e banimit me anë të postës.

Në fazën e parë të aplikimit qytetarët që nuk e kanë kartën e identiteti apo pasaportën të vlefshme të aplikojnë, por duhet ta bëjnë të vlefshme 65 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ta ulpoadojnë në platformë.

Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë 65 ditë para zgjedhjeve, nuk do të kenë mundësi të votojnë atje ku ndodhen, por do të jenë pjesë e listës brenda vendit dhe nuk do i shkojë një fletë votimi në banesën që ka deklaruar.

Dërgimin e votës me postë duhet ta mbulojë vetë qytetari. Në vlerësimin tim personal nuk do mund të mbulohet dërgimi i zarfit nga shteti, nëse nuk bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.

Në kushtet që jemi sot kthimin e zarfit do e mbulojë vetë qytetari shqiptar. Afërsisht te 40-50 euro do të shkojë dërgimi i zarfit.

Por Komisioni Rregullator do të bëjë negociata me shërbimin postar, për të patur edhe një ulje.

Janë rreth 1.6 milionë mendohet se ndodhen jashtë Shqipërisë.

Në vijim shtoi se bazuar nga të dhënat e ardhura nga regjistri i gjendjes civile, Tirana do të ketë një deputet më shumë dhe Korça një deputet më pak.

Ndër të tjera lidhur me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ai tha se nuk ka ndonjë pengesë që të jetë deputet për sa kohë është ende në fazën e hetimit.

Por se çfarë do të ndodhë në periudhën e marsit ka shumë kohë. Janë rreth dy muaj e gjysmë kohë deri në dorëzimin e listës së kandidatëve.