Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish-Drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD-së Gazmend Bardhi. Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne ku i pranishëm sot ishte vetëm Edmond Sula. Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, gjë që bëri Gjykatën e Posacme ta kalonte çështjen në seancë gjyqësore.
Edmond Sula paditi në GJKKO kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish-Drejtorit të Policisë së Shkodrës duke cituar disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni “Sky Ecc”. Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE.sha.