Tre persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj i cili u ekzekutua me armë zjarri në makinën e tij dy ditë më parë.
Të arrestuarit, babai dhe një nga djemtë, janë shtetasit Arjan Hasa dhe Rrustem Hasa, ndërsa ende nuk dihet emri i djalit tjetër.
Ramazan Mataj u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga banorët e zonës.