Ballina Politika “Bild” jehonë Shqipërisë, Rama: Superpromovim ndërkombëtar, po përgatitemi për panairin më të...

“Bild” jehonë Shqipërisë, Rama: Superpromovim ndërkombëtar, po përgatitemi për panairin më të madh në botë për turizmin

29
0

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar shkrimin e medias gjermane “Bild” , e cila liston Shqipërinë në krye të destinacioneve për vitin 2025.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky është një superpromovim ndërkombëtar.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.  356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Rama.

Media gjermane rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit.

Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara.

Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në hyrje të artikullit të saj revista “Bild”.