Në fshatin Përparim në Elbasan, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete një 62-vjeçare. Ajo punonte si sanitare në këtë shkollë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës. Sanitarja dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
NJOFTIMI
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.