Ballina Lifestyle I dhanë fund marrëdhënies së tyre muaj më parë/ Heidi dhe Romeo...

I dhanë fund marrëdhënies së tyre muaj më parë/ Heidi dhe Romeo sërish bashkë? Ja detaji që shtoi dyshimet

79
0

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë qenë një prej çifteve më të dashura të publikut, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “BBVA3′. Pas përfundimit të edicionit, romanca e tyre vazhdoi dhe për pak kohë jashtë, mirëpo përfundoi pa e vënë re askush. Dyshja nisi të mos ndiqeshin më në rrjete sociale, madje ‘zhdukën’ prej profilit të tyre të gjitha fotot e përbashkëta.

Mesa duket ata i kanë dhënë nja shans të dytë njëri-tjetrit, dhe këtë gjë e tregon më së miri veprimi i tyre i fundit, pasi tashmë ata ndiqen në llogarinë “Instagram”.