Ballina Politika Para shtesë për hekurudhën/ Igli Cara: Çdo projekt i Rama & CO...

Para shtesë për hekurudhën/ Igli Cara: Çdo projekt i Rama & CO mbetet gjithmonë në mes të rrugës…. Të jenë bërë gabim llogaritë?!

94
0

Ish kandidati democrat për kreun e Bashkisë së Durrësit, Igli Cara, ka reaguar me një status në rrjet sociale lidhur me një lajm që ka qarkulluar në media se duhen edhe 40 milion euro për linjën hekurudhore Tiranë Durrës. Cara ka ironizuar duke shprehur habinë me projketet e qeverisë socialiste që gjithmonë i mbetenn rrugës dhe duan shtesë fondesh. Sipas Carës edhe pse nuk dihet ende një datë përfundimi, sakohë që do të vazhdojë projekti, do të vazhdojë të rritet edhe kosto e tij, duke u kthyer në borxhe për shqiptarët që prej vitesh presin  të rikthehen udhtimet me tren.

 

Postimi i plotë i Igli Carës

 

Para shtesë për hekurudhën?!

Do të duhen, as më shumë e as më pak, se 40 milionë euro të tjera kredi për linjën Tiranë – Durrës.

Asnjë habi!

Çdo projekt i Rama & CO mbetet gjithmonë në mes të rrugës, pasi sa hap e mbyll sytë, i rriten kostot.

Të jenë bërë gabim llogaritë?!

Deri kur të përfundojë dhe nuk dihet se kur, kostot do të vazhdojnë të rriten pambarisht, duke u kthyer në borxhe për shqiptarët që prej vitesh presin të rikthehen udhëtimet me tren.

Deri më tani në fund të tunelit nuk ka dritë!