Gazeta The Times, ka publikuar një letër që një grup deputetësh britanikë dhe politikanë nga vende aleate përfshi dhe Lulzim Bashën, Raporterin e KiE për rindërtimin e Ukraines ku i kanë kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të transferojë asetet e ngrira ruse në Ukrainë. Në një letër të publikuar në The Times, ata theksojnë se një veprim i tillë do të dërgonte një mesazh të qartë se agresorët duhet dhe do të paguajnë për veprimet e tyre, duke shërbyer si një pengesë për konfliktet e ardhshme.
Deputetët argumentojnë se kjo është një masë morale, strategjike dhe ligjore, e cila është jetike dhe e realizueshme. Ata nënvizojnë se huatë dhe fondet emergjente të dhëna deri më tani nuk janë të mjaftueshme. Transferimi i këtyre aseteve të ngrira do të siguronte që barra financiare e luftës të bjerë mbi Rusinë dhe jo mbi taksapaguesit perëndimorë. Pozita e Mbretërisë së Bashkuar si një qendër e madhe e shërbimeve financiare e bën atë të përshtatshme për të udhëhequr këtë nismë.
Kjo kërkesë vjen përpara një debati parlamentar mbi këtë çështje, duke treguar se ka një shtysë në rritje brenda qeverisë britanike për të konsideruar masa të tilla. Nisma ka marrë mbështetje nga parlamentarë të rangut të lartë nga disa vende aleate, duke reflektuar interesin ndërkombëtar për të mbajtur Rusinë financiarisht përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë.
Letër: Jepini Ukrainës asetet e ngrira të Rusisë
G7 duhet të transferojë të gjitha, 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira shtetërore ruse në Ukrainë për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, për të siguruar Evropën dhe për të imponuar përgjegjësi. Kreditë dhe financimet emergjente të mëparshme nuk mjaftojnë — dhe janë barrë që rëndon mbi taksapaguesit perëndimorë.
Vetëm duke përdorur këto asete mund të sigurohet që Rusia të paguajë për krimet e saj. Kjo gjithashtu do të pengonte konfliktet e ardhshme duke dërguar një mesazh të qartë: agresorët duhet dhe do të paguajnë.
Të paktën 25 miliardë paund në rezerva të ngrira të bankës qendrore ruse mbahen në llogari të Mbretërisë së Bashkuar, shuma më e lartë e njohur jashtë BE-së. Veprimi vendimtar nga një fuqi financiare dhe ligjore si Britania do të inkurajonte vende të tjera të ndërmarrin veprime të ngjashme. Ajo është në një pozitë të mirë për të udhëhequr në këtë proces.
Ekonomia e luftës e Rusisë është shtrirë në kufijtë e saj. Sekuestrimi i aseteve të huaja pra të pushtuesit është, strategjikisht jetësor. Është ligjor dhe nuk do të dëmtojë stabilitetin financiar.
Dhoma e Komunave do të debatojë një mocion duke i bërë thirrje qeverisë që të hetojë marrjen e këtij veprimi. Ne, parlamentarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende aleate, i bëjmë thirrje që ta mbështesin.
Firmëtarët:
• Dr. Mike Martin MP, Tunbridge Wells, anëtar i komitetit të mbrojtjes në Dhomën e Komuneve dhe i komitetit të përbashkët për strategjinë kombëtare të sigurisë, Liberal Demokratët;
Alex Sobel MP, Leeds Central & Headingly, kryetar i grupit të të gjitha partive për Ukrainën (APPG), Laburistët;
Sir Iain Duncan Smith MP, Chingford & Woodford Green, kryetar i APPG mbi sanksionet Magnitsky dhe reparacionet, Konservatorët;
Profesor Stephen Gethins MP, Arbroath & Broughty Ferry, ish-anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Partia Kombëtare Skoceze;
Philip Brickell MP, Bolton West, anëtar i komitetit për çështjet e jashtme, Laburistët;
Alistair Carmichael MP, Orkney & Shetland, kryetar i komitetit për mjedisin, ushqimin dhe çështjet rurale, Liberal Demokratët;
Sir Julian Lewis MP, ish-kryetar i komitetit të mbrojtjes dhe komitetit për inteligjencën dhe sigurinë, Konservatorët;
James MacCleary MP, Lewes, zëdhënës për Evropën, Liberal Demokratët;
Helen Maguire MP, Epsom & Ewell, zëdhënëse për mbrojtjen, Liberal Demokratët;
Calum Miller MP, Bicester & Woodstock, zëdhënës për çështjet e jashtme, Liberal Demokratët;
Tim Roca MP, Macclesfield, Laburistët;
Dr. Neil Shastri-Hurst MP, Solihull West & Shirley, Konservatorët;
Sir John Whittingdale OBE, MP, Maldon, anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme, Konservatorët;
Lord Banner KC, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, Konservatorët;
Lord Alton i Liverpool-it, anëtar i përhershëm i Dhomës së Lordëve, i pavarur ;
Heikki Autto MP, kryetar i komitetit të BE-së,Parlamenti finlandez ;
Lulzim Basha, Shqipëri, Raporter për Rindërtimin e Ukrainës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës;
Radoslaw Fogiel MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti polak;
Ivars Ijabs MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;
Michael Aastrup Jensen MP, kryetar i komitetit për politikën e jashtme, parlamenti danez;
Roderich Kiesewetter MP, nënkryetar i komitetit për mbikëqyrjen e inteligjencës, Bundestagu gjerman;
Rihards Kols MEP, Letoni, Parlamenti Evropian;
Marko Mihkelson MP, kryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti estonez;
Zygimantas Pavilionis MP, nënkryetar i komitetit për çështjet e jashtme, parlamenti lituanez.