Ibsen Elezi ish-anëtar i këshillit kombëtar në PD, i ftuar në një studio televizive, ka folur lidhur me akuzat që Berisha ka bërë një ditë më parë për SPAK, ku u shpreh se thirrjet e tij për mosbindje civile nuk kanë vlerë për aq kohë sa i bindet këtij institucioni.
Ai tha se beteja politike e tij është në kaje të gabuar dhe se PD është kthyer në një kukull të Berishës.
Sipas tij objektivi i Berishës është për të qenë me një grup deputetësh në parlament dhe se ai nuk mund të arsyetojë korrekt ndaj SPAK.
“Detyrimi paraqitjes dy herë në muaj është si një përgjigje. SPAK jeton në një mjedis që s’mund ta shkëputësh nga politika, kjo është më shumë lojë nervash vendimi ka qenë për ti kujtuar Berishës se thirrja e tij për mosbindje civile nuk ka më vlerë për aq kohë sa ti i bindesh vendimit të këtij isntitucioni.
Beteja politike e Berishës është në kaje të gabuar. PD është kthyer në një kukull të Berishës dhe në momentin kur ke kukulla rreth vetes nuk prodhon dot më politikë. Duke bërë këtë Berisha ka humbur orientimin politik dhe të shtosh elektoratin nuk mund ta bësh duke degraduar institucionin e SPAK, ai nuk mund të arsyetojë korrekt ndaj këtij institucioni të drejtësisë.
Ti mund ta kritikosh SPAK por jo ta denigrosh sepse kjo i ul pikë Berishës dhe orientimi i vërtetë në këtë garë i Berishës është për të mbajtur njerëzit e vetë në këtë betejë dhe jo për partinë. Ai nuk kërkon të jetë zë beteje në për të rrëzuar Ramën, e ka shitur dhe misionin e kthimit të PD në një parti të madhe në pushtet. Berisha nuk mund të arsyetojë korrekt ndaj SPAK, sepse të akuzosh një person fillimisht të duhen faktet.”