Policia ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar momentin kur autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, është larguar nga vendngjarja. Blutë njoftojnë se autori është ndihmuar nga i vëllai i cili gjithashtu është arrestuar.
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës, ku mbeti i vrarë i riu Ramazan Mataj. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit. Policia thekson se nga hetimet dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Policia ka publikuar momentin kur autori është larguar me biçikletë pas kryejes së krimit. Policia gjeti armën e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.