Ballina Kronika Adriatik Roshi masakrohet me leva dhe sopatë, ndërsa qethej. Urdhri nga biznesmeni...

Adriatik Roshi masakrohet me leva dhe sopatë, ndërsa qethej. Urdhri nga biznesmeni “Tur Koçeku”

110
0

Publikohen pamjet ku persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, i njohur si “Ad Leci”, në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.

Siç shikohet në pamjet, personat e pajisur me shkopinj e leva, madje dhe me sopatë, godasin pa mëshirë.

Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin e Tur Kocekut, si person që dyshohet se dha urdhrin për dhunën barbare.

Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.