Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka fituar gjyqin ndaj ministres Belinda Balluku. Demokrati u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me deklaratën që ai bëri vitin e kaluar se OSHEE ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.
Në një deklaratë për mediat avokati i Bardhit, Marash Logu tha se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.
Avokati i Bardhit tha se GJKKO deklaroi se nuk ka shpifje në akuzën e Bardhit që Balluku ka abuzuar 180 milion euro me shitblerjet e energjisë
Marash Logu: U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro…Belinda Balluku hajde në SPAK dhe përballu me akuzën, tregoju qytetarëve shqiptarë se ku kanë shkuar 180mln euro.
Në akuzën e tij Gazment Bardhi ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku ka shmangur shit-Blerjen e energjisë në bursë për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj.