Gjatë ditëve të fundit bashkia e Shijakut me grupet e punës së mirëmbajtjes kanë realizuar një fushatë pastrimi rrënjësore në Shijak dhe po vijojnë dhe në Njësitë Administrative.
Janë pastruar rrugët, hapësirat publike dhe koshat e mbeturinave, për të pasur një qytet sa më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Z. Elton Arbana shprehet se përveç punës së Bashkisë është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe sensibilizimi i tyre për t’i hedhur mbeturinat në vendet e duhura.