Ballina Kronika Operacion kundër lojërave të fatit, 1 në pranga dhe 3 të proceduar

Operacion kundër lojërave të fatit, 1 në pranga dhe 3 të proceduar

47
0

Policia e Durrësit ka evidentuar dhe goditur tre raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, gjatë kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme në qytet dhe në Shijak.

Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi me iniciale A.M., 28 vjeç, banues në Shijak, ndërsa shtetasit me iniciale A.B., 26 vjeç, E.S., 37 vjeç, dhe A.N., 32 vjeç, të tre banues në Durrës, u proceduan në gjendje të lirë. Këta persona organizonin lojëra fati përmes celularëve në tre lokale.

Policia gjithashtu ka sekuestruar 6 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.