Altin Basha, drejtori i Teatrit Kombëtar, është shkarkuar nga detyra pas një investigimi, i cili zbuloi abuzime me fondet e institucionit.
Sipas raportimeve, Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga fondet e Teatrit Kombëtar.
Pas publikimit të këtyre zbulimeve, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga posti i drejtorit.
Në një përballje me gazetarët që bënë investigimin, Altin Basha nuk dha përgjigje konkrete, duke kërkuar që takimi të zhvillohej në ambientet zyrtare të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij mohoi akuzat për përfitime nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.
Pas këtyre zhvillimeve, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nisjen e një hetimi ligjor mbi këtë çështje.
Aktualisht, pritet emërimi i një drejtori të ri për Teatrin Kombëtar.