Ballina Kronika Panik në Astir/ Merret peng një vajzë e re, RENEA dhe FNSH...

Panik në Astir/ Merret peng një vajzë e re, RENEA dhe FNSH izolojnë zonën

58
0

Forca të shumta policie kanë blinduar mesditën e kësaj të enjteje zonën e Astirit në kryeqytet. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA ndodhen në terren.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vajzë në katin e 8-të të një banese, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë pasi është dhunuar nga disa persona.

Përmes një komunikate për media policia bën me dije se vajza në fjalë ka mbyllur derën e banesës dhe nuk pranon ta hapë atë.

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”, njofton policia.