Ballina Kronika Me litar në kat të tetë, RENEA në aksion për shpëtimin e...

Me litar në kat të tetë, RENEA në aksion për shpëtimin e vajzës që denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë

39
0

Një vajzë ka telefonuar policinë duke pretenduar se është dhunuar brenda një apartamenti nga disa persona në zonën e Astirit.

Policia ka rrethuar zonën, madje efektivët e RENEA-s siç shihet dhe nga pamjet, janë ngjitur me litarë për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur.

Sipas informacioneve paraprake, vajza është gjetur e vetme në banesë, ndërsa marrja në pyetje e saj do të hedhë dritë mbi ngjarjen.